Hokeisti shqiptar del nga vetja, grushton pa fund kundërshtarin

Sporti

Hokeisti shqiptar del nga vetja, grushton pa fund kundërshtarin

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:10
Hokeisti shqipta

Hokej është njëri nga sportet më të popullarizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aty ka një rivalitet tejet të madh mes skuadrave.

Kampionati kryesor atje është NHL ku është së bashku Amerikë – Kanada.

Në atë kampionat aktivizohen edhe hokeistë të ndryshëm shqiptarë, por që kanë nënshtetësi amerikane ose kanadeze.

Njëri nga ta është Arber Xhekaj i cili luan për skuadrën e famshme kanadeze Montreal Canadiens.

21-vjeçari njihet për luftën e madhe që bën në fushën me akull, derisa në ndeshjen e fundit ndaj Arizona Coyotes është bërë viral në rrjet.

Xhekaj ka qenë i papërmbajtshëm përballë kundërshtarit ku pas një zënke e rrahu keq duke e shtrirë për toke.

E gjitha ndodhi kur Zack Kassian kishte sulmuar portierin e Montreal dhe Xhekaj më vonë u hakmarrë.

Ishte një aksion mes Xhekajt dhe Kassian, ku shqiptari i hoqi dorëzat dhe filloi ta rrahë kanadezin derisa e shtriu në tokë.

“Xhekaj është një lojtar hokej, por ai sjell qëndrueshmëri në ekipin tonë. Ai është i aftë të luftojë dhe kjo është pjesë e lojës”, ka thënëtrajneri i tij Martin St. Louis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat