Kafshoi rivalen gjatë lojës, sportistja pezullohet me 12 ndeshje

Sporti

Kafshoi rivalen gjatë lojës, sportistja pezullohet me 12 ndeshje

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:19
Kafshoi rivalen gjatë lojës

Sportistja italiane e regbisë Sara Tounesi, është pezulluar me 12 ndeshje nga Federata Ndërkombëtare e Regbisë, pas gjestit të shëmtuar që ajo bëri në botërorin e këtij sporti. Në ndeshjen ndaj Japonisë, ku Italia fitoi 21-8, ajo kafshoi një nga rivalet e saj, gjest që është konsideruar antisportiv.

Sipas komitetit disiplinor të pavarur, i përbërë nga tri persona, pamjet televizive ishin të qarta, duke e konsideruar këtë veprim të Tounesi si mjaft të rëndë.

“Pasi vërejtëm me kujdes të gjitha provat filmike të aksionit, sportistja italiane ka kafshuar rivalen japoneze. Në ato momente, ajo meritonte kartonin e kuq”, thuhet në deklaratën e komisionit të disiplinës.

Pritej që dënimi të ishte me 18 ndeshje, por më pas është reduktuar në 12. Sara Tounesi nuk do të luajë kështu në pjesën e mbetur të botërorit të regbisë, ku Italia është kualifikuar në çerekfinale. Lojtarja ka kërkuar ndjesë për gjestin, ndërkohë që Japonia bëri një notë proteste për atë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat