Behija dhe Rinesa, luftojnë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Sporti

Behija dhe Rinesa, luftojnë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:19
Behije Mustafa

Karateistet e Kombëtares së Kosovës, Behije Mustafa dhe Rinesa Osmani, do të luftojnë të dielën për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë për junior.

“Të dielën priten luftat (kumite) për vendin e tretë në kategoritë Junior(16,17 vjeç femra)”, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.

Behija dhe Rinesa shumë afër suksesit të madhe.

Karateistet tona po tregojnë cilësi, dëshmia më e mirë është se janë në garë për medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat