Kamber Demaj tregon për kërcënimet nga regjimi serb dhe si e dëbuan...

Sporti

Kamber Demaj tregon për kërcënimet nga regjimi serb dhe si e dëbuan...

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 13:43
Kamber Demaj

Ish bilderi i mirënjohur Kamber Demaj, i kërcënuar rëndë nga regjimi serb në fillim të viteve të 90-ta, habitet se si sot ata që kanë qenë pjesë e asaj periudhe, heshtin dhe nuk tregojnë për gjendjen që ka kaluar sporti në vitet e 90-ta, sidomos për ata që ishin të përndjekur.    

"Me vëmendje lexova shkrimin e gazetarit të mirënjohur te sportit të gazetës “Bota sot“, z. Kemajl Goca, në mënyrë të kujdesshme dhe jo selektive i numëron sportistët, dhe punëtorët e sportit, të cilët qëndruan stoik, përball regjimit serb, me rastin e instalimit të masave të dhunshme, të cilët sakrifikuan edhe jetën për sportin e Kosovës, në vitin 1991/99. Me ra në sy titulli: “A e dini se çfarë ndodhi me sportin e Kosovës në vitet e 90-ta! Arkani e uzurpoi...”

Më fascionoj shkrimi i gazetarit z..Kemajl Goca, i cili i kishte radhit emrat e gjithë sportistëve të rrahur, të maltretuar dhe atyre që sakrifikuan jetën nga regjimi serb, vetëm për ta mbrojtur sportin e Kosovës.

Image

Regjimi serb lëshoi këtë letër kundër Demajt


Ishte interesant refreni i përsëritur, disa herë, me pyetjet, a e dini ju, se çfarë i ka ndodhur këtij sportisti: Më habiti fakti, se si askund nga këta emra, nuk figuron emri im, i cili isha ndër të parët që përjetova kërcënimin dhe dhunën psikike nga regjimi serb, të instaluar në sportin e Kosovës, që shkaku i dhunës braktisa Kosovën.

Por gazetarit z. Goca,nuk cilësohet si fajtor për këtë, pasi që ai gjatë asaj periudhë, ka qenë femijë ose nuk ka qenë i lindur fare. Këtë duhet të bëjnë strukturat e sportit, ish sportistët dhe gazetarët e sportit, që ishin aktiv gjatë asaj kohe. Për këtë tregon edhe shkrimi që tani postova,të marrë nga gazeta “Bujku“ i gazetarit z.G.K.
Titulli nr.2 ishte: - Çfarë ka bërë Ali Latifi në vitet e ’90-t … shkruan karateisti z. Haxhimusa…

Me rastin e instalimit te masave të dhunshme në Sportin e Kosovës, karatesti i njohur dhe punëtori shumëvjeçar i sportit dhe atdhetari z. Ali Latifi, ishte i pari që inicioj formimin e “Shoqatës së sporteve të pavarura të Kosovës“ pasi u futen Masat e dhunshme në sportin e Kosovës. Por kësaj liste ju bashkangjit edhe trajneri Legjendat sportive të Mundjes, prof. Mentaz Allajbegu, dr .Mazllum Belegu,dhe unë Kamber Demaj, trainer i Bodybuildingut, por dhe boksieri Aziz Salihu, trajner i sportit te “Full Kontaktit. Në këtë listë të nënshkruar, deri atëherë ishin të shënuar vetëm këta emra…

Image

Me të dëgjuar kryetari i Klubit tim, gjykatës serb Ivan Kostiq, me ftoj në zyre të Drejtori i dhunshëm Lubomir Vujoviq, ku aty ishte prezent Drejtori i objektit Zoran Kosovac dhe shefi i shërbimit të sigurimit Dragan Vukotiq, të cilët me bënë presion psiqike, që të pranoj masat e dhunshme serbë, por unë në asnjë mënyrë nuk pranova, lëshova në mënyrë demonstrative zyrën të drejtori Pas një javë në dyert të Pallatit të Rinisë, qëndronte shpallja ku shkruante, se i ndalohet hyrja në Objekt: “Trajnerit të Bodybuildingut Kamber Demaj, i cili me sjellje të pahijshme dhe te paautorizuar, tenton të hyjë në objekt”, ku shihet në këtë letër të postuar në Fb. përkthyer në gjuhën gjermane….

Të nesërmen tentova të hy në objekt, sigurimi nuk me lejoj, pas një jave me lajmëruan se me kërkonte milicia serbe. Unë për të shpëtuar, u fsheha një javë dhe ika në Zagreb, derisa sigurova Dokumentin e udhëtimit dhe me pas braktisa Kosovën për gjithmonë.

Pak është e pasinqertë, pse disa njerëz fshehin realitetin, kur dihet se unë nuk kam kurrfarë pretendimi, në angazhimin tim në sportin e Kosovës, por dhe nuk ja mohoj askujt meritat. Respekt për të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin e sportit në Kosovë, në rrethana të rënda, ekonomike dhe Politike gjatë okupimit serb. Për ata që njohin rrethanat ndryshe, i mirëpresë reagimet dhe kritikat”, ka shkruar Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat