Bad News Eagles bën paraqitje bindëse në Brazil

Sporti

Bad News Eagles bën paraqitje bindëse në Brazil

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:11
Bad News Eagles bën paraqitje bindëse në Brazil

Tifozët e shumtë të lojërave kompjuterike në Kosovë dhe Shqipëri kanë një arsye të fortë për të ndjekur turneun më të madh në botë në cs:go “Rio Major” që po mbahet në Brazil.

Ky Major në Rio po konsiderohet më I madhi ndonjëherë, me një shpërblim prej 1 milion e 250 mijë dollar për fituesin. Skuadra nga Kosova “Bad News Eagles” po bënë paraqitje fantastike duke impresionuar të gjithë ndjekësit e kësaj loje. BNE ka fituar të martën mbrëma ndaj “Gamer Legion” 2:0, duke siguruar fitoren e 3-t që i kualifikon ata në “Legends Stage”, në mesin e 16 skuadrave më të mira në botë.

Në dy ndeshjet e para, BNE mundi ekipin brazilian 00Nation 16:3 si dhe skuadrën gjermane BIG 16:11. Ekipi i “Bad News Eagles” përmbahet nga 5 lojtarë nga Kosova: Dionis ‘sinnopsy’’ Budeci, Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, Rigon ‘rigoN’ Gashi dhe Sener ‘SENER1’ Mahmuti. Trajneri I skuadrës është Klesti Kola nga Tirana, I cili më parë ishte pjesë e skuadrës Blink. Kjo është hera e dytë radhazi që BNE merr një pjesë një turne të madh siç është Major, pas atij të Antwerp që u mbajt në maj të këtij viti, në të cilin gjithashtu ishin kualifikuar në “Legends Stage”.

Duhet theksuar se djemtë e BNE në krahasim me rivalët e tyre nuk kanë një organizatë të mirëfilltë, duke qenë vetëm 6 persona, 5 lojtarë dhe trajneri, mirëpo po ia dalin të përfaqësojnë shqiptarët me shumë sukses në elitën e gamingut botëror. BNE në këtë Major ka bërë diferencën kur ka qenë CT (Counter Terrorist) aq sa tani po konsiderohet nga analistë të kësaj loje si ndër më të fortat në Botë.

Gjithashtu, mënyra e lojës së BNE është eksplozive duke befasuar kundërshtarët. Duke qenë se loja cs:go ka një numër të madh të ndjekësve në të gjithë botën, sukseset e BNE kanë qenë një marketing i madh për Kosovën dhe shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat