Tragjedia në futbollin amerikan, ish-lojtari qëllon me armë ish-shokët e skuadrës

Sporti

Tragjedia në futbollin amerikan, ish-lojtari qëllon me armë ish-shokët e skuadrës

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:18
Tragjedia në futbollin amerikan

Dhuna në Amerikë këtë herë ka prekur sportin e më konkretisht futbollin amerikan (NFL, National Football League).

Tri persona, futbollistë të skuadrës së Universitetit të Virginia, kanë humbur jetën kur ish-shoku i tyre i skuadrës, Christopher Darnell Jones, ka qëlluar mbi ta me armë zjarri.

Jones nuk luante që prej vitit 2018, ndërkohë që tri viktimat janë Lavel Davis, Devin Chandler dhe D’Sean Perry, të tri lojtarë të ekipit të Cavaliers. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në parkimin e kampusit universitar, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë.

Të plagosur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin aty pranë. Autori i krimit, pasi qëlloi mbi viktimat, është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh ndjejkje është arrestuar nga policia, që e ka marrë në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat