Ferit Zhdrella - kampion i FSK-së në shah 2022

Sporti

Ferit Zhdrella - kampion i FSK-së në shah 2022

Nga: Gani Kosumi Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:10
Ferit Zhdrella

Në ambientet e Hotelit Grand Prishtina organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës është zhvilluar pjesa finale e garave në shah në kuadër të FSK-së.

Garat janë zhvilluar sips sistemit zvicëtan me 5 xhiro me pjesëmarrje të 24 shahistëve.

Titullin e kampionit të FSK-së për vitin 2022 e fitoi, Ferit Zhdrella i cili nga 5 parti të zhvilluara shënoi po aq fitore. Pas tij u renditën, Demë Hoxha dhe Xhavit Krasniqi që patën nga 4 pikë të cilët fituan vend nderi.

Në fund u ndanë kupa për tre shahistët më të dalluar të cilat i ndanë, Afrim Nebiu, shef për sport pran FSK-së, Sefer Shyti, Komandant i Policisë Ushtarake pran FSK-së dhe Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Drejtësinë në këtë garë e ndau, Burhan Misini, gjyqtar ndërkombëtar.

Në kuadër të 27 Nëntorit-Ditës së Forcave të Sigurisë së Kosovës, pos garave të shahut në zhvillim e sipër janë garat edhe në 6 disiplina të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat