Drejtësia - kampione ekipore në shahun blic

Sporti

Drejtësia - kampione ekipore në shahun blic

Nga: Gani Kosumi Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:49
Drejtësia-kampione

Krahas garave të tjera në kuadër të "Festivalit të shahut" që po mbshet në Hotelin Grand Prishtina, janë zhvillua edhe garat e Kampionatit ekipor të Kosovës në shahun blic.

Pjesëmarrëse ishin 12 ekipe të cilat garat i zhvilluan me 11 xhiro sipas sistemit të Bergerit 3 minuta + 2 sekonda.

Ashtu edhe siç pritej lufta për titullin e kampionit u zhvillua ndërmjet rivalëve vendor nga Prishtina, Drejtësisë dhe Dardanisë.

Takimi në xhironë e 11-të/të fundit/ ndërmet tyre përfundoi me rezultat të barabartë që ishte përcaktues për renditjen përfundimtare. Të dy ekipet tubuan ng 20 pikë me nga 9 fitore dhe dy remizime, por titulli i kampionit të Kosovës i takoi Drejtësisë sipas Buhollcit në bazë të pikëve teknike.

Se garat e zhvilluara ishin tejet fer dhe korrekte. Tregon fakti se Dardania pos ekipit të parë në gara kishte edhe ekipin Dardania II. Pikërisht ky ekip në xhiron e parë luajti baras me Dardaninë 2:2. Mbase ky rezultat ishte përcaktues edhe për titullin e kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat