Denisa Shabani: Ky është vetëm fillimi i një epoke të re 

Sporti

Denisa Shabani: Ky është vetëm fillimi i një epoke të re 

Nga: K.G. Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 20:51
Denisa Shabani me trajnerët e klubit

Karateistja e talentuar Denisa Shabani, anëtare e KK Lybetenit të Ferizajt, është krenare që ka fituar brezin 1 DAN. 

“Kur fillova të ushtroj karate, fillimisht synim e kisha brezin e zi...

Më vonë mësova nga trajnerët që të sfidohem në gara edhe kata edhe kumite, por mësova edhe edukatën e rrespektin si të sillem e të jetoj me Karate Do. Sot, suksesshëm e kurorëzova qëllimin fillestar Shodan (brezi i zi /1 DAN) pranë komisionit të FKK-së.

Ky është vetëm fillimi i një epoke të re që të mësoj e studjoj për karatenë edhe më shumë së bashku me trajnerët e mi të cilët janë udhërrëfyes të sukseseve të mija.

Por, edhe mbi bazat e mbështetjes e përkrahjes së vazhdueshme të prindërve të mi gjatë gjithë këtij rrugëtimi...”, ka shkruar Denisa në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat