KK Sharri me rezultate të lakmueshme, fitoi 349 medalje... 

Sporti

KK Sharri me rezultate të lakmueshme, fitoi 349 medalje... 

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 21:04
KK Sharri

Klubi i karatesë Sharri i Ferizajt ka pas një ecuri të lakmueshme në vitin 2022.

Klub që ka arritur të fitoi një numër të madh të medaljeve qoftë në garat dhe turnetë vendore po ashtu edhe në turnetë ndërkombëtare. 

“KK Sharri ka fituar 349 medalje, të arta 144, të argjendta 97 dhe tzë bronzta 108.

Image

Duke u motivuar gjithmonë se suksesi arrihet vetëm me punë, disiplinë dhe përkushtim edhe këtë vit si çdo vit tjetër ja arritëm të grumbullojmë një numër të madh të medaljeve gjithsej 349 ku prej tyre 144 të arta, 97 të argjendta dhe 108 të bronzta.

Klubi i Karatesë "Sharri" gjatë vitit 2022 ishte pothuajse klubi kampion i të gjitha turneve të organizuar në Kosovë ,por edhe fitues i shumë medaljeve nga turnet ndërkombëtarë jashtë Kosovës. 

Kështu duke cekur 2 medalje të argjendta të fituara në një nga turnet më të fuqishëm të Europës "Grand Prix - Croatia" Artiol Shaqiri, Engjellusha Isufi.

3 Medalje Ballkanike - 2-të argjenda, Fatijon Bajrami, Diola Krasniqi, dhe 1-të bronztë Adriana Fejzullahu.

Një plasman në vendin e 9-të nga garuesi Artiol Shaqiri në kampionatin europian Pragë Çeki.

Një plasman vendi i 5-të në kampionatin botëror të mbajtur në Konya, Turqi.

Dhe plasman në vendin e 2 nga garuesja Behije Mustafa në ranglistën botërore (WKF ranking)

Vitin 2022 e mbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme ku 7-të sportist të klubit tonë arritën të fitojnë normën për të përfaqësuar Kosovën në kampionatin Europian që do të mbahet në Qipro në shkurt të vitit 2023. 

Suksesi arrihet gjithmonë nga një punë e përbashkët trajner dhe sportist.

Image

Një falënderim shkon edhe për prindërit të cilët ishin gjithmonë të gatshëm në mbështetje të fëmijëve të tyre. 

Një falënderim i veçantë shkon për trajnerët e klubit ,për mundin dhe sakrificën e tyre që të gjithë sportistët të përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme për të arritur të ngjiten në piedestalin e medaljeve.

Urime të gjithëve viti 2023 duke shpresuar që mirësia, shëndeti ,paqja dhe suksesi të mbizotëroj në jetën e çdonjërit prej juve!”, bëhet e ditur nga KK Sharri në faqen zyrtare të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat