Mehmeti: Këtë vit që e lamë pas, fituam 4 kupa dhe 78 medalje 

Sporti

Mehmeti: Këtë vit që e lamë pas, fituam 4 kupa dhe 78 medalje 

Nga: K. Goca Më: 12 janar 2023 Në ora: 17:11
KN Dielli

Klubet e notit në Kosovë veprojnë disa me kushte më të mirë e disa me vështirësi, megjithatë secila orvatet që të arrijë rezultate sa më të mira në secilën garë.

Klub i ri por me ambicie të mëdha është Dielli nga Skenderaj.

Klub që nuk ka më shumë se tre vite që u themelua, po shënon rezultate të mira. 

Image

Iniciator për themelimin e klubit ka qenë Ekrem Mehmeti, aktualisht është edhe trajner.

Kryetar është Gëzim Ramadani dhe sekretare Florije Ramadani. Mehmeti tregon se si i lindi ideja e themelimit të klubit dhe për rezultatet e arritura deri me tash. 

“Klubi i notit Dielli është themeluar me iniciativën time në vitin 2019 në Skenderaj.

Image

Ideja për themelimin e këtij klubi ka qenë që edhe fëmijët e këtij regjioni të kanë një vend ku munden të mësojnë notin por me kalimin e kohës vërehet talenti nga ana e trajnerit të disa fëmijë që munden me tregu rezultate të mira dhe për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 marrim pjesë në garat që i organizon FNK-ja me notari Bledion Meha dhe arrin të rrëmbej vendin e 3-të, që janë shenjat e para se ky klub ka të ardhme të mirë.

Në vitin 2020 detyrohemi të ndërpresim aktivitetet për shkak të Covid-19 duke filluar në nëntor po të këtij viti dhe në vitin 2022 Bledion Meha dhe Arif Makolli ftohen që të marrin pjesë në kampin për gjenerata të reja të përfaqësueses së Kosovës dhe pothuajse në të gjitha garat ku notarët e klubit tonë marrin pjesë, rrëmbejnë vendet e para në vitin 2022, si Bledion Meha, Arif Makolli, Arbana Imeri, Areja Mehmeti, Ammar Zuvi.

Në fund të këtij viti Bledi dhe Arifi shpërblehen me bursë nga Federata për shkak të rezultateve të larta dhe llogariten notar me perspektivë, ku veten në këtë vit që po e lëmë pas, klubi i fiton 4 kupa dhe 78 medalje me vetëm 5 notarë që merr pjesë”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat