Vdes papritur sportisti i mirënjohur shqiptar!

Sporti

Vdes papritur sportisti i mirënjohur shqiptar!

Nga: K.G. Më: 13 janar 2023 Në ora: 12:51
Ali Demiri

Sportisti shqiptar, ish mundësi Ali Demiri, ka ndërruar jetë papritur, duke shokuar jo vetëm komunitetin e mundjes shqiptare dhe sportit në përgjithësi. 

Ali Demiri ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare dhe ishte trajneri i klubit të mundjes Studeniçani nga Maqedonia e Veriut. 

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, është i pikëlluar për ikjen e parakohshme në amshim të Demirit. 

Image

“U nda nga jeta në moshën 48 - vjeçare Ali Demiri, djali i legjendës së mundjes popullore (i ndjeri) Tefik Demiri, pehlivani nga Studeniçani i Shkupit, i cili ishte një ndër të parët kontribuesit më të mëdhenj të Mundjes popullore në Maqedoni.

Tefik përveç pehlivan, ishte edhe në reprezentacionin e mundjes në ish Jugosllavi, në vitin 1963 ai ka marrë pjesë edhe në Kampionat Botëror, Evropian dhe në garat Ballkanike, i cili ka fituar medaljen e bronztë në vitin 1964 dhe në Lojërat Mesdhetare fiton medaljen e argjendtë në vitin 1971 në Izmir të Turqisë.

Por rrugën e tij e vazhdoj edhe djali i tij tashmë i ndjeri Ali Demiri, i cili ishte një mundës dhe pelivan i shumë fuqishëm si në vendin tonë  po ashtu edhe jashtë vendit. Aliu thuajse sot në mëngjes filloi të dorëzoi shpirtin e tij tek Allahu ku ishte me mundësit në përgatitje dimërore ne malet e KITKËS.

Ai ishte njeriu që ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në Klubin e Mundjes Studeniçani dhe në të gjithë iniciativat e komunës e Studeniçanit për zhvillimin e sportit. 

Nuk kam çka të them tjetër, kjo është jeta e kësaj bote, sot jemi nesër nuk jemi. Ngushëllime për familjen, të afërmit dhe për të gjithë dashamirët e mundjes. Zoti e mëshiroftë shpirtin e kampionit në botën e amshueshme”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat