Presidenti i Leicesterit pastron pothuajse 230 milionë euro borxhe nga klubi

Sporti

Presidenti i Leicesterit pastron pothuajse 230 milionë euro borxhe nga klubi

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:34
Aiyawatt Srivaddhanaprabha

Presidenti i Leicester Cityt, Aiyawatt Srivaddhanaprabha e ka liruar klubin nga afro 230 milionë euro borxhe të papaguara.

Klubi i Premier Ligës, i cili është në pronësi të King Power International, kishte mbi 220 milion euro në kredi dhe interes që duhej t'i paguante kompanisë së Srivaddhanaprabha.

Megjithatë, biznesmeni tajlandez, djali i ish-pronarit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili vdiq në një përplasje helikopteri jashtë stadiumit King Power në vitin 2018, ka zgjedhur t'i lehtësojë këto borxhe.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Leicesterit, presidenti tha:

“Ruajtja e stabilitetit afatgjatë është jetike për rritjen e qëndrueshme dhe një parim themelor që ka udhëhequr gjithmonë investimet tona në të ardhmen e klubit. Ne duam të sigurohemi që të vazhdojmë në atë rrugë nga baza financiare më e fortë dhe më e sigurt”.

“Unë besoj me gjithë zemër në Leicester City dhe në atë që klubi mund të arrijë për tifozët tanë, njerëzit tanë dhe komunitetet tona në Leicester, Tajlandë dhe në mbarë botën. Besimi që ata vazhdojnë të kenë tek ne për të drejtuar klubin e tyre me përgjegjësi me ambicie dhe integritet, drejton vendimmarrjen tonë dhe mbetet jetik për ne duke ndërtuar në një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit”, tha më tej presidenti Srivaddhanaprabha.

Ky vendim padyshim që do të lehtësojë shqetësimet për financat e Leicesterit, pas mungesës së shpenzimeve në merkatot e fundit të transferimeve.

Blerja e mbrojtësit të Stoke Cityt, Harry Soutar për 16 milionë euro ishte vetëm nënshkrimi i tretë këtë sezon, pas blerjeve të Victor Kristiansen nga FC Kopenhagen dhe Wout Faes nga Reims.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat