Bashkia do të ndërtojë një pallat të ri sporti në Shkodër

Sporti

Bashkia do të ndërtojë një pallat të ri sporti në Shkodër

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 16:17
Bashkia do të ndërtojë një pallat të ri sporti në Shkodër

Bashkia do të ndërtojë një pallat të ri sporti në Shkodër, zbulohet vendi dhe fondi në dispozicion.

Bashkia Shkodër do të investojë në infrastrukturën sportive dhe këtë do të bëjë duke ndërtuar një pallat të ri.

Kjo gjë u konfirmua nga përgjegjësi i zyrës së sportit Alban Neziri.

“Shkodra Sport” raporton se projekti, fondi dhe çdo gjë duket se është miratuar tashmë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një salle sportive të re në oborrin e shkollës “Salo Halili”. Hapësira e duhur dhe gjithçka tjetër është gjetur dhe ndërkohë po hartohet projekti..

Njëkohësisht burime pranë Bashkisë Shkodër bëjnë të ditur se fondi i vënë në dispozicion për ndertimin e kësaj salle sportive do të jetë rreth 320 milionë lekë të vjetra.

Gjithçka pritet të nisë shpejt dhe Shkodra do të ketë një ambient më shumë në dispozicion për stërvitjen e ekipeve të ndryshme sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat