​Fatih Karabaxhaku përfaqëson Kosovën në Evropianin e Pingpongut

Sporti

​Fatih Karabaxhaku përfaqëson Kosovën në Evropianin e Pingpongut

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:25
​Fatih Karabaxhaku përfaqëson Kosovën në Evropianin e Pingpongut

Nga 5 deri me 9 prill në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës do të organizohet Kampionati Individual Evropian për U21 në Pingpong për 56 lojtarët më të mirë të Evropës për këtë kategori. Edhe Kosova do të përfaqësohet në këtë aktivitete në të cilin pjesëmarrja ka qenë e kushtëzuar me pikë në ranglistën botërore. Kështu që Fatih Karabaxhaku është kualifikuar direkt bazuar në pikën e tij.

Gjatë këtij kampionati Fatihu përveç garave individuale do të marrë pjesë edhe në çifte meshkuj (bashkëlojtari do të mësohet më vonë) dhe në çifte të përziera me lojtaren Martine TOFTAKER nga Norvegjia.

Të martën Fatihu së bashku me trajnerin e tij, Dardan Imami, do të udhëtojnë për të marrë pjesë në këtë kampionat me orar mjaftë të ngjeshur të ndeshjeve.

Fatihu është duke u përgatitur për këtë aktivitet që nga janari me trajnerin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat