Lezha pret kampionatin e mundjes

Sporti

Lezha pret kampionatin e mundjes

Më: 9 prill 2023 Në ora: 23:11
Pamje nga një garë

Lezha u bë vendi pritës i kampionatit kombëtar të mundjes për të rinj.

Në këtë kompeticion ku marrin pjesë rreth 80 mundës nga 7 ekipe të ndryshme do të përcaktohen edhe sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin evropian të të rinjve që do të mbahet në vendin tonë në muajin Qershor.

Në ditën e parë të këtij kampionati në vendin e parë u rendit Kukësi me 180 pikë e ndjekur nga Besëlidhja me 105 pikë dhe Partizani në vendin e tretë me 80 pikë dhe sportisti më i mirë u shpall mundësi lezhjan Ernest Kamshi i Ekipit Besëlidhja.

Për të rinj u17 në vendin e parë u rendit Besëlidhja me 185 pikë, në vendin e dytë Tirana me 100 pikë dhe me 40 pikë në vendin e tretë u rendit Flamurtari.

Edhe për këtë grup moshë mundësi më i mirë u shpall sportisti i Besëlidhjes, Simon Gila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat