Topi i hokejit godet vogëlushin 10-vjeçar gjatë ndeshjes

Sporti

Topi i hokejit godet vogëlushin 10-vjeçar gjatë ndeshjes

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:03
Foto ilustruese

Një djalosh 10-vjeçar që luan hokej me ekipet e moshës U-12 me “Foxes Academy” në Itali është në gjendje të rëndë.

Ai ishte viktimë i një incidenti që ndodhi gjatë një turneu të organizuar dy ditë më parë në Merano.

Sipas mediave italiane, gjatë një aksioni, djaloshi u godit në gjoks nga topi i hokejit dhe impakti i fortë provokoi një arrest kardiak.

Fëmijës i është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe më pas është transportuar me urgjencë në një spital në Bolzano.

Djaloshi i është nënshtruar një ipotermi terapeutike, një procedurë që bëhet për të ulur temperaturën e trupit, për të minimizuar dëmtimet në tru. Fëmija ndodhet ende i shtruar në repartin e terapisë intensive në rrezik për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat