Lea Aliu shkëlqen në garën ndërkombëtare 

Sporti

Lea Aliu shkëlqen në garën ndërkombëtare 

Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:54
Lea Aliu

Notarja Lea Aliu, shkëlqeu në garën ndërkombëtare të mbajtur në Francë “16th Meeting Jeunes de Saint-Dizier”, duke fituar tri medalje të arta dhe tri të argjendta në disiplina të ndryshme të grupmoshave të reja. 

Lea llogaritet notare me të ardhme të ndritur.

"Gara ndërkombëtare ‘16th Meeting Jeunes de Saint-Dizier’ e cila mirëpret notues Yje nga e gjithë bota dhe pavarësisht reputacionit të vogël të qytetit të Saint-Dizier, ky vend ka arritur t’i takoj klubet e shteteve më të mëdha të Europës dhe tash e 10 vite Klubi i notit Prishtina ftohet të jetë pjesë e garës më të rëndësishme të nivelit Europian.

Klubi i notit Prishtina mori pjesë në garë me 3 notues në grupmosha 2009 dhe më të ri. 

Lea Aliu shkëlqeu me 3 vende te para dhe 3 vende të dyta duke thyer rekordet personale dhe u rendit e 4-ta ne ranglistën e përgjithshme të garës. 

Garuesit që morën pjesë për herë të parë në gara ndërkombëtare janë Erda Abazi dhe Dastid Ymeri të cilët patën paraqitje të mire duke përmirësuar kohët e tyre personale”, njofton KN Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat