Danina Rexhepit i shkëlqen fytyra, e artë në Sofje

Sporti

Danina Rexhepit i shkëlqen fytyra, e artë në Sofje

Nga: K.G. Më: 13 maj 2023 Në ora: 20:13
Danina Rexhepi në mesin e garuesve

Danina Rexhepi ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në Bullgari.

Karateistja e Kosovës, Danina Rexhepi, ka rrëmbyer vendin e parë në kategorinë U-12 në garën Ndërkombëtare ‘President’s Cup” - Sofia Open”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. 

Deri tek medalja e artë Rexhepi ka mposhtur 5 garuese nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në këtë kompeticion. 

Përveç, Daninës, Kosova në këtë turne përfaqësohet edhe nga Lanika Rexhepi, e cila tanimë ka fituar luftën e parë dhe është në rrugë të mirë për zonën e medaljeve.

Afër garuesve është edhe selektori i kombëtares së Kosovës, Ylber Syla së bashku me përfaqësuesin në ambasadën e Kosovës në Bullgari, Bujar Deskaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat