Kaçi shpallet nënkampion në turneun e më të mirëve

Sporti

Kaçi shpallet nënkampion në turneun e më të mirëve

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:50
Eklent Kaçi - djathtas

Shqipëria duhet të krenohet me një yll si Eklent Kaçi, i cili u shpall nënkampion i turneut të më të mirëve të këtij sporti.

Në turneun Masters të zhvilluar në Londër, Kaçi arriti deri në finale duke mundur radhazi rivalët, me ndeshjen më të vështirë që e pati në gjysmëfinale ndaj Nils Feixhienit.

Pasi doli për herë të tretë radhazi në katërshe, bilardisti kuqezi arriti finalen ku pati përballë një kundërshtar tepër të fortë si tajvanezi, Ko Pin Ji. Kaçi, kampion i botës në fuqi, shpresoi të triumfonte në “Brentvud Sentër” të kryeqytetit britanik, por gjithçka shkoi kundër tij.

Tajvanezi fitoi me rezultat bindës13-5, duke u treguar këtë herë më i fortë sesa 24-vjeçari.

Ky ishte suksesi i parë i Ko Pin Jisë që nga 2015-ta, pra pas 8 vitesh.

Kaçi gjithsesi zhvilloi një turne të shkëlqyer, me objektiv fitoren e titullit. Kurbinasi është kampion i botës në fuqi, një trofe që e ka fituar dy herë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat