Mundësit bardheblu dominojnë në Kupën e Shqipërisë

Sporti

Mundësit bardheblu dominojnë në Kupën e Shqipërisë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 12:22
Pamje nga një garë

Në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet u zhvillua Kupa e Shqipërisë për të rritur në sportin e mundjes, një event që u organizua nga Federata e Mundjes, një javë pas turneut ndërkombëtar “Muhamet Malo”. Në këtë turne, morën pjesë mundësit më të mirë nga e gjithë Shqipëria.

Mundësit e Tiranës, ashtu sikurse po ndodh shpesh vitet e fundit, dominuan në tapet në të dyja stilet: Atë të lirë dhe atë greko-romak, duke u shpallur fitues. Paraqitje të mirë bënë edhe mundësit e ekipeve të Besëlidhjes, Studentit e Teutës, që gjithashtu nxorën sportistë fitues në këtë event.

Pas zhvillimit të këtyre dy eventeve, fokusi i Federatës është organizimi në vendin tonë në muajin qershor i Kampionatit Europian për moshën U-17.

Stili greko-romak

55kg, Mikel Troplini (Teuta)

60kg, Ergi Uku (Tirana)

63kg, Amarildo Laska (Besëlidhja)

67kg, Jurgen Uku (Tirana)

72kg, Gjetë Prenga (Besëlidhja)

77kg, Klodian Shehu (Tirana)

82kg, Kevin Kupi (Tirana)

87kg, Marjan Kola (Besëlidhja)

97kg, Julian Shehu (Tirana)

130kg, Erlind Përndokaj (Besëlidhja)

Renditja ekipore: Tirana, Besëlidhja, Studenti

Mundësi më i mirë: Marjan Kola (Besëlidhja)

Stili i lirë

57kg, Oltian Bardhi (Tirana)

61kg, Mario Avdyli (Teuta)

65kg, Zelimkhan Abakarov (Tirana)

70kg, Islam Dudaev (Tirana)

74kg, Elmaz Kryeziu (Tirana)

79kg, Eriglent Prizreni (Tirana)

86kg, Orgest Lila (Tirana)

92kg, Marjus Malko (Teuta)

97kg, Emiljano Onuzi (Tirana)

125kg, Paris Kerepi (Tirana)

Renditja ekipore: Tirana, Teuta, Vllaznia

Mundësi më i mirë: Endrio Avdyli (Teuta)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat