Commsso i quan kafshë lojtarët dhe tifozët e West Hamit

Sporti

Commsso i quan kafshë lojtarët dhe tifozët e West Hamit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:24
Rocco Commisso

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso zbulon se ka folur me Presidentin e Premier Ligës pas humbjes së mbrëmshme në finalen e Ligës së Konferencës, duke i quajtur lojtarët dhe tifozët e West Ham ‘kafshë’.

“Hammers” mundën toskanët në finalen e Ligës së Konferencës në Pragë të mërkurën mbrëma falë një goli të vonë të realizuar nga Jarrod Boëen.

Është finalja e dytë që Fiorentina humbet këtë sezon pas Kupës së Italisë dy javë më parë.|

Çfarë duhet të them? Prisja një fitore. Por kishte raste kur arbitri duhet të kishte bërë më mirë”, u tha Commisso gazetarëve pas kthimit të tij në Firence të enjten në mëngjes.

Luka Jovic theu hundën. Pastaj Cristiano] Biraghi. Unë fola me presidentin e Premier Ligës, duke i thënë se të gjithë ishin kafshë për mënyrën se si i trajtuan futbollistët tanë. Humbja nuk është e drejtë. Mund të kishim fituar 3-0, më vjen keq për tifozët që meritonin më shumë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat