Liria konfirmon bisedimet me ish-lojtarin e Monakos

Sporti

Liria konfirmon bisedimet me ish-lojtarin e Monakos

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 13:51
Kf Liria

Klubi i futbollit Liria, që ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës ka konfirmuar se është duke punuar në ofrimin e lojtarëve të rinj, në mesin e të cilëve është edhe ish-futbollisti i Monacos, Traore.

Të vetëdijshëm që Superliga është nivel tjetër, kemi nisur edhe me përgatitjet e para rreth transfereve të mundshme. Dy ditët e fundit, në opinion kanë qarkulluar emra të ndryshëm, që mund të jenë pjesë e skuadrës në stinorin e ri. Traore, ish futbollist i Monacos, është njëri ndër ta.

Me sjelljen e transfereve, merret eksluzivisht Rahman Kiqe, pronar i klubit, që është dhe menaxher i njohur në këtë sferë. Ende, nuk ka asgjë zyrtare.
Në momentin, që arrihet marrëveshja me cilindo futbollist, ajo do të bëhet publike në faqen zyrtare të klubit”, ka thënë kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat