Albin Osmani kthehet me medalje nga Kampionati i Mediteranit

Sporti

Albin Osmani kthehet me medalje nga Kampionati i Mediteranit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 21:17
Albin Osmani, i pari

Garuesit i klubit Kastriotit të Ferizajt, Albin Osmani, kthehet me medalje nga Kampionati i Mediteranit në boulling.

Faqja zyrtare e Komunës së Ferizajt mburret me suksesin e këtij djaloshi..

“Albin Osmani i solli Kosovës Medaljen e Bronztë në Kampionatin Mediteran të Boullingut.

Sukseset e të rinjve ferizajas në sporte të ndryshme po shtohen çdo ditë. Së fundmi, në Kampionatin Mediteran të Boullingut që u mbajt në San Marino, me pjesëmarrjen e 15 shteteve, është i riu ferizajas Albin Osmani nga Klubi i Boullingut Kastrioti nga Ferizaj, që zuri vendin e tretë në kategorinë individuale, duke i sjellë Kosovës për herë të parë Medaljen e Bronztë në arenën ndërkombëtare

Në këtë ngjarje Kosovën e përfaqësuan:

Kategoria Femrat:

Kaula Haziri
Malda Susuri
Kategoria Meshkujt:
Albin Osmani
Mirsad  Sejdiu

Në këtë Kampionat morën pjesë 15 Shtete me gjithsej 30 sportiste femra dhe 30 sportistë meshkuj”, njofton faqja e komunës së Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat