Kupa e Kosovës për veteranë, finalja nesër

Sporti

Kupa e Kosovës për veteranë, finalja nesër

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:15
Liga e Veteranëve

Liga e Veteranëve ka përfunduar garat e rregullta, ndërsa tani është radha të zhvillohet pjesa finale e Kupës së Kosovës.

Nesër (e diele) do të zhvillohen dy gjysmëfinalet e kësaj faze, ndërkaq me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet finalja.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet me fillim nga ora 13:00 ku përballen Bashkimi dhe Peja, ndërsa me fillim nga ora 14:30 fillon ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në qytetin e Prizrenit.

Liga e Veteranëve është mbajtur për herë të parë këtë vit, ndërsa pjesëmarrëse ishin klubet si Prishtina, Trepça, Peja, Bashkimi, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi.

Kjo ligë zhvilloi gjithsej pesë xhiro në qytetet e ndryshme të Kosovës.

Orarin e gjeni më poshtë.

E diel

13:00 Bashkimi - Peja

14:30 Vëllaznimi - Prishtina

Ndeshja finale nga ora 17:30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat