Protestat në Francë, Mbappe bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës në vend

Sporti

Protestat në Francë, Mbappe bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës në vend

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 14:47
Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, thotë se “dhuna duhet të ndalet” ndërsa protestat pushtuan vendin pas vdekjes së një adoleshenti të qëlluar nga policia.

Franca ka parë netë trazirash pasi Nahel M, 17 vjeç, u vra teksa po largohej nga një ndalesë trafiku të martën.

“Dhuna nuk zgjidh asgjë, sidomos kur kthehet në mënyrë të pashmangshme kundër atyre që e shprehin atë”, ka shkruar Mbappe në Instagram.

 

24-vjeçari bëri thirrje për protesta “paqësore dhe konstruktive”.

Më shumë se 900 arrestime u bënë vetëm të enjten mbrëma, thanë zyrtarët, me dhunën që vazhdoi të premten. Qeveria njoftoi se do të vendosë 45,000 oficerë policie në një përpjekje për të frenuar dhunën e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat