Mbyllen Lojërat Evropiane, asnjë medalje për Kosovën

Sporti

Mbyllen Lojërat Evropiane, asnjë medalje për Kosovën

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakoëit, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, i cili u mbajt prej 22 qershor deri më 1 korrik në rajonin e Krakoës dhe dhe Malopolskasë së Polonisë.

Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili falënderoi Poloninë për organizimin e shkëlqyer.

Për herë të parë, ekipi i Kosovës mbylli Lojërat pa fituar medalje.

Ndërsa arritja më e madhe ishte vendi i pestë me boksieren, Donjeta Sadiku, si dhe hyrja në tetë më të mirët e tekbollistit, Adrien Uka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat