Musa kapet me Gashin: Me çfarë të drejte keni apostrofuar emrin tim

Sporti

Musa kapet me Gashin: Me çfarë të drejte keni apostrofuar emrin tim

Nga: K. G. Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:14
Musa

Raif Musës i ka mbetur goxha hatri që Avni Gashi (ky i fundit e konsideron veten kryetar legjitim) e ka përmendur në një aspekt.  

“Personat si ish nënkryetari z. Gazmend Havolli, z. Raif Musa, etj të cilët deri në atë ditë kishin propaganduar se ka bazë statutare nuk morën guximin të mbrojnë ‘thashethemet e shkruara’ në e-mailat e dërguara më heret drejt klubeve”, ka shkruar mes të tjera Avni Gashi në një reagim të tij në faqen zyrtare të FKK-së.

Musa i ka reaguar ashpër z. Gashit.

“Reagim ndaj potencimit të emrit tim në faqen e FB-ut të Federatesë së Karatesë së Kosovës

Z. Avni Gashi, me çfarë të drejte keni apostrofuar emrin tim si propagandues?

Kjo është shpifje i nderuar, s'keni drejtë në këtë formë të shkruani për mua, sepse edhe herën e kaluar keni shpifur njëjt se unë kam propaganduar kundër FKK-së që mos të gjej sponzor, e që kurrë asnjëherë në jetën time, as s'kam qenë pjesë e agjendave tuaja, as pjesë e bisedimeve tuaja me asnjë nga sponzorët.

Tjetra, neve jemi në sistem demokratik duke jetuar dhe secili nga ne kemi drejtë të shprehim mendimin tonë për të gjitha zhvillimet për karate dhe rreth karatesë, sepse unë nuk ju kam kacavjerrë karatesë qe një vit apo dy, por jam që nga para lufta në karate..

Plus unë kam qenë njëri ndër hartuesit e statusit dhe të gjitha rregulloreve në FKK, prandaj mund të ndaj mendimin tim ashtu siç e kuptoj unë.

Të lutem të kesh kujdes në fjalor, sepse të kam thënë edhe më heret:

Ti je zgjedh me vota tona atëherë, dhe nuk ke drejtë të sillesh si "sulltan" dhe të etiketosh pa kurrfarë bazë, sepse sa ke të drejtë ti të komentosh për statutin e FKK-së, ka të drejtë secili anëtar i saj të shpreh mendimin e vet!

Prandaj lus të gjithë kolegët/trajnerët e mi, se nuk duhet të bijnë pre  e këtyre mendimeve përçarëse, sepse karate-ja nuk është nis as nuk përfundon me ty z. Avni Gashi!

Jemi ne trajnerët që e kemi mbajtur të gjallë Federatën e Karatesë në kohërat më të vështira e deri më sot, dhe nuk ka kuptim të ndahemi në dy grupe për shkak të interesave meskime të një njeriu, por edhe tutje jemi NE që do ta mbajmë të gjallë prapë karatenë.

Dhe e fundit, PO kam votuar dhe do të votoj kundër teje çdo herë që të më jepet rasti, sepse është e drejtë e imja legjitime të zgjedh kë dua unë”, reagon Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat