Eurobasket 2025, Kosova e mposht sërish Zvicrën

Sporti

Eurobasket 2025, Kosova e mposht sërish Zvicrën

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 19:46
Eurobasket 2025

Çfarë paraqitje fantastike nga “Dardanët” të cilët e kanë mposhtur edhe si mysafirë Kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të raundit të tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Pas katër çerekëve lojë të zhvilluara në parketin e sallës “Site Sportif Saint-Leonard” të Fribourgut, Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka korrur fitore përballë Zvicrës.

“Dardanët” të drejtuar nga Rami Hadar kanë mposhtur “Helvetikët” me rezultat të ngushtë 76:72 (20:21, 15:18, 21:22, 20:11).

Basketbollistët më të dalluar te Kosova ishin Dominic Artis me 20 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e tetë kërcime.

Në anën tjetër, më i miri te Zvicra ishte Brunelle Tutonda me 15 pikë, tre kërcime e një asistim.

Në ndeshjen e kaluar si vendase, Kosova e mposhti Zvicrën në “Sezai Surroi” me rezultat të thellë 76:49.

Tani, Kosova ka një bilanc prej dy fitoreve dhe një humbjeje në Grupin H të kualifikimeve të Eurobasket 2025, bilanc ky i cili e rendit në pozitën e dytë me katër pikë, aq sa ka edhe Danimarka në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshja e radhës për Kosovën është si vendase kundër Danimarkës më 5 gusht me fillim nga ora 20:45.

Rezultati final i ndeshjes, 76:72 në favor të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat