Osmani: Synojmë të sjellim ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të organizuar ndonjëherë në Kosovë

Sporti

Osmani: Synojmë të sjellim ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të organizuar ndonjëherë në Kosovë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:07
Pamje nga takimi

Gjithçka ka shkuar sipas planin gjatë këtyre ditëve nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës, me president Ismet Krasniqi.

Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis kanë parë sot nga afër infrastrukturën sportive në vendin tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, tha se synojnë të sjellin ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të organizuar ndonjëherë në Kosovë.

“E përmbyllëm vizitën vlerësuese të ICMG-së për aplikimin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030. 

Përgjatë këtyre dy ditëve, ata vlerësuan lartë konceptin me të cilin po synojmë të sjellim ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të organizuar ndonjëherë në Kosovë. 

Shtrirja e investimeve në disa komuna të Kosovës dhe ndërlidhja e këtij koncepti me planin e qëndrueshmërisë dhe mirëmbajtjes së investimeve në të ardhmen, gatishmëria dhe pasioni për zhvillim të sportit në vend, kapaciteti dhe talenti i rinisë tonë, mbështetja dhe përkushtimi i qeverisë ndaj këtij projekti, u cilësuan avantazhe të kandidaturës tonë. 

Së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës jemi të përkushtuar në procesin e kandidaturës tani, e të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, në vijim”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat