Ahmeti mposht Osmanogllun: Faleminderit Robinit për këtë mbrëmje

Sporti

Ahmeti mposht Osmanogllun: Faleminderit Robinit për këtë mbrëmje

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 21:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar edhe meçi i dytë i natës së madhe të boksit në stadiumin "Fadil Vokrri", ku në fund do të përballet Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi.

Në meçin e dytë u përballen Valon Ahmeti dhe boksieri turk, Rojhan Osmanogllu.

Ahmeti e mposhti Osmanogllun 40-37 me vendim unanim të gjyqtarëve.

"Kundërshtari ishte i përgatitur, jam i lumtur qe ishte kaq i mirë, që në fund me pa krejt boks të mirë. Faleminderit prej Robin Krasniqit që e ka organizu këtë mbrëmje kaq të madhe. Fitoren ja kushtoj familjes sime", tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat