Ministri Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone

Sporti

Ministri Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:10
Ministri Çeku priti në takim katër medalistët

Ministri Çeku priti në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023.

"Ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani, pritën në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone, në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.

Ministri i përgëzoi xhudistët Shpat Zeka dhe Dardan Cena, atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi si dhe trajnerët e tyre për sukseset e arritura si dhe u shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e pandalur për fitore.

Çeku gjithashtu falënderoi zëvendës ambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cyprien, për mbështetjen e qeverisë franceze mbi pjesëmarrjen e shtetit tonë në gara të tilla duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet 2 vendeve në fushën e sportit.

Të pranishëm në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësja e Divizionit për Federata në MKRS, Afërdita Fazliu, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, dhe shefi i misionit, Fitim Arifi", njofton MKRS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat