​Verstappenin nuk e ndal as shiu i madh, arrin fitoren e nëntë radhazi

Sporti

​Verstappenin nuk e ndal as shiu i madh, arrin fitoren e nëntë radhazi

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 20:15
Max Verstapp

Lideri i Formula 1, Max Verstappen, festoi një fitore rekorde, të nëntën radhazi të dielën, pasi nuk e ndalën as të reshurat e mëdha të shiut për të fituar një Grand Prix të Holandës për të tretin vit radhazi.

Triumfi në shtëpi i pilotit të Red Bull nga pole position në një Zandvoort të lagur barazoi serinë e suksesit të kampionit botëror katër herë në pension, Sebastian Vettel në vitin 2013 me të njëjtin ekip.

Ishte gjithashtu triumfi i 14-të radhazi i Red Bull-it dhe i 13-ti i sezonit, me Çmimin e Madh të Italisë në Monza që vjen pas fundjavës së ardhshme, transmeton KosovaPress.

Gara filloi mirë përpara se shiu të shkaktonte kaos në fund të xhiros së parë nga një shi i rrëmbyeshëm që ndaloi procedimin për 40 minuta në 65-ën nga 72 xhiro me makina që rrëshqitën vazhdimisht.

"E pabesueshme. Edhe pse shiu e vështirësoi tej mashe garën. Tepër krenar," tha Verstappen pas garës.

Fitorja e 11-të e sezonit të Verstappen-it dhe e 46-ta në karrierën e tij, dha një shtysë tjetër të madhe drejt arritjes së titullit të tretë përpara fundit të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat