A i ka pesë klube Isak Curri?

Sporti

A i ka pesë klube Isak Curri?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 gusht 2023 Në ora: 21:01
Isak Curri

Raportohet se Isak Curri i ka pesë klube të karatesë!

Cila është e vërteta e kësaj pune, i ka apo jo pesë klube Curri!

Një burim nga karateja thotë se Curri i ka pesë klube: KK Besa – Lluzhan; KK Fushë Kosova-Fushë Kosovë; KK AS Prishtina (pa sallë) (funksionon ne Fushe Kosovë); KK Besa- Obiliq (pa sallë) (funksionon ne Fushë Kosovë); KK Drenasi-Drenas!

z. Isak Curri, raportohet se keni pesë klube, cila është e vërteta? 

“E vërtet qe ne klubin Besa Lluzhan u themelua në vitin 1989 dhe kam qen nxënës i këtij klubi, por pas luftës kam qenë trajner dhe themelues, por tani nuk kam as një pozitë në këtë klub. 

KK Fushë Kosovën e kam themeluar në vitin 2011 kur s‘ka pasur asnjë klub tjetër të karatesë, dhe për momentin jam vetëm si themelues i Klubit, por ky klub ka mbi 70 nxënës me kryetar Bashkim Ibrahimi.

KK AS Prishtina (pa sallë), jam themelues dhe aktualisht jam kryetrajner i klubit, klubi ka mbi 30 nxënës dhe ushtrojmë në sallën e shkollës fillore në Bardhosh të Prishtinës, gjithashtu kemi edhe dy termine në palestrën ‘Adem Jashari’, por për shkak të orarit të papërshtatshëm nuk po kemi edhe anëtarë të rinj, por e shfrytëzojmë me ekipin e dytë.

Ky klub ka medalje Botërore WKF, Europiane, Mediteriane, dhe së fundi në Kampionatin Ballkanik për fëmijë nga 60 sportistë sa kishte Kosova. I vetmi klub me një medalje të artë. gjithashtu ky klub ka në gjirin e vet Albulena Gërvallën”, thotë Curri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Curri tregon edhe për klube tjera që ka themeluar dhe ndihet krenar me këtë që ka bërë. Sipas tij, ka pasuruar karatenë e Kosovës. 

“KK Besa e Obiliqit (pa sallë) ky klub u themelua në vitin 2011 kur s’ka pasur asnjë një klub të karatesë, dhe jam themelues dhe për momentin jam anëtar i kryesisë. Ky klub ka sallën sportive ‘Adem Jashari’ në Obiliq dhe ushtron me ekipin e dytë, kurse me medalistët e artë Europian ushtrojmë edhe në klube tjera brenda dhe jashtë Kosovës.

KK Drenasi, nuk jam as themelues dhe nuk kam as një pozitë përpos që profesionalisht dha kontribut me ushtrime në sallën e shkollës në Komoran. Po ne funksionojmë në Fushë Kosovë me gjitha klubet, ku ne kemi një lokal privat 250 metra katror dhe me ekipin e parë e shfrytëzojmë vazhdimisht sepse ne nuk thërrasim as grek e as maqedonas por kemi bashkëpunim mes klubeve tona, pagesën e lokalit e kryejmë së bashku)”, tha më tej. 

Curri tha më së miri është që t’i drejtohen Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

“Për më shumë drejtoheni të Komunat përkatëse, dhe së fundi në MKRS kemi dorëzuar gjitha klubet listat nga kryetari deri të nxënësit, prandaj Isak Curri nuk ka klube për vota, por klube për suksese ndërkombëtare siç janë dëshmuar vite me radhë. Nëse dikujt tjetër i dhemb që kanë klube mbi 20 vite dhe s’kanë asnjë kampion shtetëror, as një kadet, e mos foli për junior dhe senior”, ka thënë Curri.

Po flitet se keni marrë edhe pozita në federatë së bashku me anëtarë të klubit?

“1. Bashkim Ibrahimi - anëtar Bordit FKK nga KK Fushë Kosova.

2. Isak Pllana - anëtar Bordi FKK nga KK As-Prishtina. 

3. Gresa Zhitia - anëtare e Bardit FKK, nga KK Besa-Lluzhan.

4.Rejane Islami - Këshilli Mbikëqyrës FKK, nga KK AS-Prishtina. 

5. Isak Curri - Trajner i kombëtares së Kosovës FKK, normal jo me qejfin tim por me kërkesë të Komunitetit së karatesë së Kosovës. 

6. Agron Curri (vëllau i Isakut) - kryesues i Komisionit Disiplinor dhe Çështjeve Juridike FKK. Nga KK Besa - Lluzhan. 

Këto pozita kanë ardhur për shkak që s’ka pasur konkurrencë në konkurrim dhe gjitha këta emra janë njerëz të dëshmuar me  profesionalizëm dhe suksese.

Tëe nderuar kush do qe ka ardh në pozita të federatës ka ardh duke me tradhtuar dhe në fund, me kanë qit si kundërshtar për t’i fituar votat nga klubet ose delegatët e padijshëm për realitetin që është brenda federatës vite me radhë. 

Te Isak Curri nuk kanë ku të kapen, prandaj akoma mendojnë të gjorit me shfrytëzuar apo me manipuluar ndonjë institucion apo individ, vite me radhë nga propaganda e rreme janë dëmtuar këto klube dhe sportistët nëpër Komunat e ndryshme përpos që kanë dështuar të kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha i cili nga zyra i ka qitur me krye ulur.

Në biseda private të gjithë me japin lëvdata si këto klube kanë masivitet dhe suksese kombëtare dhe ndërkombëtare,  dhe gjithashtu shumë i lëvdojnë edhe trajnerët e këtyre Klubeve”, ka nënvizuar Curri.  

Trajneri thotë se nuk e ka ndërmend mu dorëzuar.

"’Nuk mund të mundësh dikë që nuk dorëzohet kurrë’!

Puna e vështirë dhe e vazhdueshme do të japë gjithmonë rezultatet e saj.

Prandaj, mos u lodhni duke këmbëngulur për të ndjekur ëndrrat tuaja për përfitimet personale ne dëm te Komunitetit dhe njerëzve qe punojnë ndershëm dhe pa hile!

Ata që më njohin e dinë ‘gjithçka’ që kam punuar për të mësuar dhe përmirësuar veten time, duke e çuar gjithë atë përvojë të grumbulluar në sportistë dhe tatami në mënyrën më të mirë të mundshme që mund ta shpreh.

Ata e dinë gjithashtu nga afër gjithçka që kam kaluar për të qenë këtu.

Pas karatesë dhe praktikës së përditshme ka një jetë me shumë vështirësi për të kapërcyer çdo ditë, kjo është pjesa që askush nuk e di.  Por është kjo që më bën më të fortë çdo ditë”, la përfunduar Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat