Skandal në karate, ngacmime dhe abuzime se*suale

Sporti

Skandal në karate, ngacmime dhe abuzime se*suale

Nga: K.G.. Më: 31 gusht 2023 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Ngacmimet dhe abuzimet seksuale në botën e sportit janë çështje serioze që janë ekspozuar gjithnjë e më shumë në publik vitet e fundit. 

Dokumentarë dhe histori të shumta zbuluan se si ndodhnin situata të tilla dhe se si ato shpesh mbuloheshin nga institucionet sportive.

Një turp i madh po ngjan edhe në karatenë e Serbisë.

 “Përzgjedhësi abuzon me karateisten e kombëtares serbe”, shkruan “Kurir".

A po ndryshon klima në një drejtim më të mirë, pyet Tanja Petroviq.

“Mendoj se situata këtu është më e keqe se sa ishte dhe flitet më pak për këtë. Këtu në karate ka një rast që përzgjedhësi bënte disa foto të papërshtatshme.

Ngacmoi një vajzë që është në kombëtare. Ato materiale janë në dorën e prindërve, por prindërit heshtin se nuk kanë kujt t'i drejtohen nga frika.

Dhe nga ana tjetër, ata do të përjetojnë sanksione në lidhje me Aleancën e kështu me radhë.

Gjithçka është kështu dhe nuk e di sa do të zgjasë:, tha Petroviq për turpin që ngjan në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat