Cilat shtete që nuk e njohin Kosovën do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare

Sporti

Cilat shtete që nuk e njohin Kosovën do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Në Lojëra Mesdhetare marrin pjesë atletë nga 26 shtete, pra nga tri kontinente.

Nga Afrika vijnë shtete si Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku e Tunizia, ndërsa nga Azia marrin pjesë Libani, Siria dhe Turqia.

Shtetet evropiane që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare janë: Shqipëria, Andorra, Bosnja, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Portugalia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja.

Nga këto 26 shtete pjesëmarrëse, 10 nuk e njohin Kosovën si shtet. Algjeria, Bosnja, Maroku, Serbia, Siria, Spanja, Qipro, Greqia, Libani dhe Tunizia janë shtetet që nuk e njohin Kosovën, por janë pjesë e Lojërave Mesdhetare.

Kosova u pranua në këtë organizatë në vitin 2015 dhe mori pjesë për herë të parë në në vitin 2018 në Spanjë.

Në Lojërat e fundit Mesdhetare të mbajtura në Oran, Kosova fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Lojëra Mesdhetare zhvillohen në 33 sporte të ndryshme: Gjuajtje me hark, atletikë, badminton, basketboll, volejboll në plazh, bocce, boks, gara me kanoe, çiklizëm, zhytje, kalërim, skermë, hokej, futboll, golf, gjimnastikë, hendboll, xhudo, karate, kanotazh, ragbi, lundrim, qitje, not, pingpong, taekwando, tenis, volejboll, vaterpolo, ski në ujë, peshëngritje, mundje.

Lojërat që zhvillohen në ujë, do të mbahen në Durrës, pas një partneriteti mes Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat