KH Vushtrria merr pjesë në Superligë

Sporti

KH Vushtrria merr pjesë në Superligë

Nga: K. Goca Më: 28 shtator 2023 Në ora: 17:54
KH Vushtrria

Lajmi i mirë për qytetin e Vushtrrisë dhe komunitetin e hendbollit të Kosovës. 

Pas shumë problemeve më në fund vijnë shkëndijat e para të këndelljes së klubit të hendbollit Vushtrria.

Diskutohej që Vushtrria të tërhiqej nga Superliga për shkak të krizës së madhe por më në fund kanë gjetur forcë dhe mundësi për riorganizim.

Vushtrriasit do të marrin pjesë në garat e Superligës së Kosovës.

“Po konsolidohemi dhe Vushtrria përfundimisht do të marrë pjesë në garat e Superligës së Kosovës”, - ka bërë të ditur një burim brenda klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat