Kosova do të përfaqësohet me 14 garues në Kampionatin Botëror

Sporti

Kosova do të përfaqësohet me 14 garues në Kampionatin Botëror

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:08
Pamje nga stërvitja

Karateistët e kombëtares së Kosovës po përgatiten me intensitet të shtuar në Gjakovë.

Synimi është që të paraqiten sa më mirë dhe të kthehen me medalje nga Kampionati Botëror. 

“Kampi stërvitor i organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës po vazhdon më intensitet të shtuar para Kampionatit Botëror që do të mbahet në Budapest Hungari 23-29 tetor 2023.

Falenderojmë drejtoreshen për sport në Komunën e Gjakovës Adea Roka dhe sensei Nestret Maloku për vizitën bërë garueseve dhe shtabit teknik.

Kosova do të përfaqësohet me 14 garues 12 kategori individuale dhe 2 ekipe kumite meshkuj dhe femra.

Ekipit do ti prijë Besart Baruti kryetar i FKK-së.

Suksese garueseve dhe shtabit teknik të selektorëve të FKK-së”, njofton FKK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat