KPP “Gani Maloku” anëtar i ri i Superligës  

Sporti

KPP “Gani Maloku” anëtar i ri i Superligës  

Nga: K.G. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:02
KPP “Gani Maloku”

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj është anëtar i ri i Superligës së Kosovës.

Puna e palodhshme dhe profesionale e trajnerit Yll Maloku dha frytet e veta.

Një sukses i madh për këtë klub që ka shumë talente.   

Image

“Sot përfunduam kampionatin e ligës së parë ku arritëm të shënojmë fitore në të gjitha takimet që kishim gjatë gjithë sezonit (14:0) dhe kështu u futëm në ligën elitare të Kosovës Superligë.

Ky sukses i dedikohet qytetit të Ferizajt, djemve të këtij klubi që dhanë maksimumin për arritjet, DKRS-së dhe donatorëve që na përkrahën gjatë tërë kohës! 

Suksese në Superligë”, njofton klubi i pingpongut “Gani Maloku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat