Fortesa Orana e fillon me fitore në Kampionatin Botëror

Sporti

Fortesa Orana e fillon me fitore në Kampionatin Botëror

Nga: K. G. Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:19
Pamje nga gara

Sot ka filluar Kampionati Botëror që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Karateistja e kombëtares së Kosovës, Fortesa Orana, e ka filluar me fitore.

“Sot filloj kampionati Botëror i Karatesë për senior në Budapest.

Alma Loki në Kata pat një paraqitje të mirë duke tubuar 36.9 pikë me të cilat nuk mundi të kualifikohet në raundin tjetër.

Ventor Gjuka po ashtu pat paraqitje të mirë dhe tuboi 35.0 pikë të cilat nuk i mjaftuan për të kaluar në raundin tjetër.

Fortesa Orana e hapi me fitore llogarinë e saj duke mundur ukrainasen në kategorinë +68 kg me rezultat 2:0”, njofton Federata e Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat