Kosova para suksesit historik në Budapest! Nazmi Gashi: Po shpresojmë në medalje në Kampionatin Botëror

Sporti

Kosova para suksesit historik në Budapest! Nazmi Gashi: Po shpresojmë në medalje në Kampionatin Botëror

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 tetor 2023 Në ora: 18:44
Nazmi Gashi

Kombëtarja e Kosovës është e motivuar para sfidës jetike, kundër Kazakistanit.

Përballja mes Kosovës dhe Kazakistanit pritet me drithërima në kuadër të Kampionatit Botëror të karatesë, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kosova kërkon medaljen e bronztë ekipore në duel me kazaket.

Image

Kombëtarja e Kosovës

Atmosfera është e shkëlqyeshme në kombëtaren e Kosovës.

Vashat janë në formë, selektori Muhamet Rexhepi me qetësi e pret sfidën historike për medalje.

Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, tha se atmosfera është shumë pozitive.  

“Është një atmosferë e mirë në ekipin e Kosovës. 

Është një atmosferë shumë pozitive. 

Kazakistani ka garues të nivelit shumë të lartë dhe garueset e Kazakistanit garojnë në të gjitha nivelet më të larta të karatesë botërore. 

Mirëpo, kjo nuk do të thotë që Kosova nuk ka gjasa për medalje të bronztë. 

Vajzat janë shumë të motivuara”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Pavarësisht kundërshtares së fortë, Kosova ka synimin e qartë, të kthehet me medalje të bronztë nga Budapesti.

“Vajzat janë me një koncept të fitores dhe po shpresojmë që do të marrim medalje të bronztë edhe pse kemi një kundërshtare shumë të fortë, po them shumë të fortë për shkak se ka një cilësi shumë të lartë të përgatitjes psikofizike dhe ekipi i Kazakistanit në karate është prej ekipeve më të forta në dy konkurrencat, meshkuj e femra”, ka nënvizuar Gashi.

Nuk ka vend për zhgënjim të Kosova por të gjithë janë të mobilizuar duke kërkuar medaljen ekipore dhe historike për Kosovën.

“Por, nuk ka zhgënjim tek ekipi ynë. 

Ekipi i femrave është shumë i motivuar, janë të gjithë stafi i motivuar dhe mezi po presin që nesër të dalin në arenë. 

Po shpresojmë në medalje”, la përfunduar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat