Fortesa e Vlera, fuqi për shtetet botërore dhe lartësuan Kosovën 

Sporti

Fortesa e Vlera, fuqi për shtetet botërore dhe lartësuan Kosovën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 tetor 2023 Në ora: 16:39
Vlera Qerimi dhe Fortesa Orana

Kosova ka vajza të arta! 

Kosova është minierë e sportisteve të talentuara.

Kosova falë vajzave sot po shënon suksese më të madh në historinë e saj si shtet.

Image

Fortesa Orana

Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, janë kampione olimpike.

Sot në Budapest të Hungarisë, është shënuar suksesi më i madh ekipor për shtetin tonë, kombëtarja e Kosovës u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të karatesë.

Vajzat tona, karateistet, trimëresha tona, që i dhanë shkëlqimin kombëtares tonë, janë Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu  e Albulena Gërvalla.    

Fortesa si fortesë, Vlera si vlerë, fuqi për shtetet botërore, Anglinë, Francën, Zvicrën, Japoninë dhe Kazakistanin. Fortesa Orana nga pesë duele ka pesë fitore e Vlera Qerimi 4 fitore. 

Trimëresha që thyen çdo kundërshtare ose siç thuhet në zhargonin sportiv, ferr për secilin kundërshtare.

Fortesa me shoqet e saja sot dolën nga arena të përlotura nga gëzimi.

Fortesa me shoqet e saja sot ka bërë realitet ëndrrën e kahmotshme të shumë brezave, fituan medaljen e bronztë.    

Vashat që lartësuan shtetin Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu  e Albulena Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat