KPP Priping gati për një sfidë të re dhe historike!

Sporti

KPP Priping gati për një sfidë të re dhe historike!

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 23:06
Grupi A dhe B

KPP Priping nga Prishtina po përgatitet për sfida të mëdha në rrafshin ndërkombëtar.

Klubi prishtinas ka njohur rivalët e Grupin A, ata janë: STK Vyhne nga Sllovakia, TT Zagreb nga Kroacia, Sk Vydray nga Sllovakia e SPG Linz nga Austraia.

 “Klubi i Pingpongut Priping është gati për një sfidë të re dhe historike! 

Me kënaqësi ju njoftojmë se për herë të parë në historinë e Kosovës, Klubi i Pingpongut Priping do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare "Europe Trophy" në nivel klubesh!

KPP Priping ka mësuar kundërshtarët në grupin A, Regjioni III, pas hedhjes së shortit në ambientet e ETTU-së.

Europe Trophy organizohet nga ETTU dhe do të mbahet në Zagreb të Kroacisë, nga data 8 deri me 10 dhjetor 2023”, njofton KPP Priping.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat