​Prezantohet Programi shtetëror “Sport në Shkolla"

Sporti

​Prezantohet Programi shtetëror “Sport në Shkolla"

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 11:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me Federatat Sportive ka hartuar programin “Sport në Shkolla” përmes së cilit po krijohet mundësia që të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë të jenë pjesëmarrës të rregullt në sport dhe aktivitete fizike.

Në prezantimin e së martës të programit morën pjesë ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, Avni Rexha, përfaqësues nga MASHTI, krerët e FSSHK-së, drejtorët e DKRS-ve të komunave të Kosovës, drejtorët dhe përfaqësuesit nga drejtoritë përkatëse komunale për sport dhe arsim, po ashtu përfaqësues të Departamentit të Sportit.

Ministri Çeku theksoi vizionin e Qeverisë për sportin dhe hapat konkret të ndërmarrur për fuqizimin e mëtejmë të sportit elitar, si trefishimi i mbështetjes financiare të sportit garues, krijimi i standardeve të reja për zhvillimin e veprimtarisë sportive përmes reformës së kornizës ligjore si dhe prioritizimi i mbështetjes së organizimit të ngjarjeve sportive ndërkombëtare në Kosovë me qëllim të shndërrimit të sportit në sektor me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Dren Marseli, menaxher i programit "Sport në Shkolla" shpalosi komponentët që do të zbatohen në vitin shkollor 2023/2024, ku rreth 10300 nxënës të 23 komunave do të kenë mundësinë të jenë aktiv në aktivitetet sportive të përfshira në program.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat