Diana Tarleva fituese e trofeut “Kosova 2023”

Sporti

Diana Tarleva fituese e trofeut “Kosova 2023”

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 30 nëntor 2023 Në ora: 21:51
Diana Tarleva

Në ambientet e Capital Gate në Prishtinë, janë zhvillua takimet e xhiros së 9-të (të fundit) të turneut ndërkombëtar të shahut "Kosova 2023". 

Në këtë turne pjesëmarrës ishin 64 shahistë nga Izraeli, Ukraina, Bullgaria, India, Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Trinidad Tabago dhe nga Kosova. 

Pjesëmarrës ishin 4 Kryemjeshtër, 3 Mjeshtër ndërkombëtar, 8 Mjeshtër FIDE etj.

Garat u zhvilluan sipas sistemit zvicëran me 13 xhiro.

Në takimin kryesor të xhiros së fundit, në tabelën e parë, Kryemjeshtrja  nga Ukraina Diana Tarleva ka remizuar me Mjeshtrin Ndërkombëtar, Bedri Sadikun. Me këtë remi, ajo zuri vendin e parë me 7,5 pikë duke shënuar 6 fitore dhe tri remizime me Valentin Uruçin, Bekim Sejdiun dhe së fundit me Bedri Sadikun dhe pa asnjë disfatë me plotë meritë fiton trofeun e Turneut ndërkombëtar të shahut "Kosova 2023".

Në fund 6 shahistë tubuan nga 6,5 pikë, por renditja përfundoi në bazë të sistemit të Buhollcit.

Në xhiron 9-të/të fundit, në takimet kryesore u arritën këto rezultate:

Bedri Sadiku-Diana Tarleva remi

Muhamet Asllani-Korab Saraçi remi

Sulejman Suloviq-Mahmut Xheladini 1:0

Ujkan Çetta-Gani Hamiti 1:0

Arsim Kelmendi-Besim Uruçi remi

Bekim Sejdiu-Lubomir Iliq 0:1

Renditja përfundimtare nëTurneun Ndërkombëtar të shahut "Kosova  Ndërkombëtar të Shahut "Kosova 2023"

1. Diana Tarleva/Ukrainë/ 7,5 pikë
2.Muhamet Asllani 6,5
3.Korab Saraçi 6,5
4.Bedri Sadiku 6,5
5.Sulejman Suloviq 6,5
6.Ujkan Çetta 6,5
7.Lubomir Iliq /Maqedoni e Veriut/ 6,5

U shpërblyen edhe:Me Elo 1900-

1.Alaudin Shtavica
2.Isaj Gashi
Me Elo 2100-
1.Ardian Jashari
2.Ramë Rama
U-18-
1.Valentin Uruçi
2.Ahmet Isufi
Fermra më e suksesshme, Arlinda Aliu

+65 vjeç-
1.Muhamet Xheladini
2.Bashkim Shkurti

Shpërblimet i ndau, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Fondi shpërblyes ishte 4500 euro, kurse fituesja Diana Tarleva u shpërblye me 700 euro.
Sa u përket shahistëve për normë, Endrit Uruçi në xhiron e 11-të për kundërshtar pati Kryemjeshtrin Bullgar, Marin Petrov. 
Bullgari e fitoi këtë takim. Me këtë disfatë, Endrit Uruçi i humbi gjasat për të fituar ballin e parë për normë IM.
Drejtësinë në këtë turne e ndanë: Burhan Misini (kryesor), Besnik Berisha, Fatmir Gërguri dhe Fadil Pireva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat