Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024

Sporti

Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:06
Përparim Rama në mes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Prishtina është zgjedhur “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.

Sipas Ramës, kjo do ta bëjë Prishtinën destinacion dhe qendër të shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjithë vitin 2024.

“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallë Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon jetën e shëndetshme, gjithëpërfshirjen dhe mikpritjen.

Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive”, ka thënë Rama.

Bashkë me Kryetarin ishin te pranishëm edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitaren e parë nga Kosova që mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat