Gruaja e Valon Behramit, sportiste e vitit në Zvicër 

Sporti

Gruaja e Valon Behramit, sportiste e vitit në Zvicër 

Nga: K. Goca Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 23:24
Pamje nga solemniteti dhe Lara Gut - Behrami në ekran

Marco Odermatt dhe Lara Gut-Behrami janë fituesit e mbrëmjes, shkruan media zvicerane “Blick”.

Skiatori Marco Odermatt dhe skiatorja Lara Gut – Behrami, janë sportistët e vitit 2023 në Zvicër.

Odermatt është sportisti i vitit 2023

1. Marco Odermatt (ski alpin)

2. Samuel Giger (mundje)
3. Simon Ehammer (atletikë)

Odermatt - Sportisti Zviceran i Vitit, për të tretën herë radhazi.

Gut-Behrami është sportistja femër e vitit 2023

Ndryshe është gruaja e futbollistit Valon Behrami.

1. Lara Gut-Behrami (ski alpine)
2. Marlen Reusser (biçikletë)
3. Ditaji Kambundji (atletikë)

Për herë të dytë pas vitit 2016, Gut-Behrami shpallet Sportistja e Vitit në Zvicër. 

Gut-Behrami është ende në krye në moshën 32-vjeçare dhe pas pesëmbëdhjetë vitesh në Kupën e Botës.

Sezonin e kaluar ajo arriti në podium në tre disiplina, fitoi në Supersllallom të madh dhe zuri vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës pas Mikaela Shiffrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat