Vushtrria kërkon të jetë mirëpritëse në kategorinë e pingpongut në Lojërat Mesdhetare 2030

Sporti

Vushtrria kërkon të jetë mirëpritëse në kategorinë e pingpongut në Lojërat Mesdhetare 2030

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 15:11
Ismet Krasniqin - djathtas

Presidenti i Komitet Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos, ditët e fundit ka qenë në vizitë në Kosovë, ku përveç krerëve të shtetit, ai ka vizituar edhe Komitetin Olimpik të Kosovës, në krye me Ismet Krasniqin.

Capralosi ka përgëzuar Kosovën për të arriturat në këto 20 vjet të fundit, uroi po ashtu edhe sportistët për medaljet e arta.

Nuk mungoi edhe urimi për fitimin e garave për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Mirëpo, Asambleisti i LDK-së, Shkëlzen Xhaferi ka kërkuar që Vushtrria në vitin 2030 të jetë mirëpritëse në kategorinë e pingpongut.

Ndërtimi i një palestre të veçantë për pingpong do të ishte synim që jetë pjesë e lojërave mesdhetare, teksa Komuna e Vushtrrisë i ka renditur edhe përfitimet nga kjo kërkesë.

Përfitimi:

1. Garues në pingpong dhe stafi përcjellës nga të gjitha vendet pjesëmarrëse

2. Turistë të shumtë në Vushtrri

3. Do të shpallej qytet i pingpongut

4. Zhvillim i qytetit (ku do të përfitojnë gastronomia, hoteleria etj.).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat