Nderim Saraçi - kampion i Kosovës

Sporti

Nderim Saraçi - kampion i Kosovës

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 23 dhjetor 2023 Në ora: 22:55
Nderim Saraçi e Burhan Misini

Në Hotelin  AFA në Prishtinë, janë zhvillua garat e Kampionatit vetjak të Kosovës në shahun rapid.

Në këtë kampionat që po mbahet me moton " Festivali i shahut"  morën pjesë 66 shahistë të cilët garat në shahun rapid i zhvilluan sipas sistemit zviceran me 9 xhiro 10 minuta + 5 sekonda sipas rregullave të FIDE për shahun rapid.

Titullin e kampionit të Kosovës në shahun rapid 2023 e fitoi Mjeshtri Ndërkombëtar Nderim Saraçi , me 8 pikë pa pësuar asnjë disfatë. 

Ai shënoi 7 fitore dhe remizime me Muhamet Asllanin dhe Endrit Uruçin. Pas tij u renditën:

Endrit Uruçi dhe Muhamet Asllani me 7,5 pikë, Naim Beqa me 7 dhe Korab Saraçi me 6,5 pikë të cilët u shpërblyen me të holla, medalje dhe diploma. Pesë shahistët më të dalluar u shpërblyen nga Federata e shahut e Kosovës: I 300 euro, II 200, III 100, IV 80 dhe V 50 euro. 

U shpërblyen edhe dy shahistë me Elo më të mirë.

Me Elo 1900, Faruk Kurteshi 6 pikë

dhe me Elo 2100, Ahmet Jusufi me 6,5 pikë.

Shpërblimet dhe kupat i ndau, Burhan Misini, sekretar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Drejtësinë në garat e këtij kampionati po e ndajnë: Burhan Misini, /kryesor/, Besnik Berisha dhe Osman Musa
Kampioni do ta përfaqësoj Kosovën në Kampionatin Evropian.

Të dielën , më 24 dhjetor nga ora 11,00, vazhdojnë garat e xhiros së 3-të të Kampionatit vetjak të Kosovës për të rritur, kurse në programin e pas 1ditës në orën 16,00, zhvillohen garat në shahun blic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat