Pritjes i vjen fundi, Marash Kumbulla gati të rikthehet në fushë përballë…

Sporti

Pritjes i vjen fundi, Marash Kumbulla gati të rikthehet në fushë përballë…

Më: 1 janar 2024 Në ora: 17:49
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla duket se është gati që të rikthehet në fushën e lojës pas plot 8 muajve jashtë pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi kundër Milanit sezonin e shkuar.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit verdhekuq, Murinjo pritet ta grumbullojë 23-vjeçarin shqiptar në sfidën me Kremonezen në Kupën e Italisë që do të luhet më 3 janar.

Portugezi pritet që ta mbajë Kumbullën të paktën deri këtë sezon, të cilin e sheh si zëvendësuesin e Evan Ndika.

Ky , i cili do të largohet për Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat